Elbasan-Peqin/ Makina aksidenton 58-vjeçarin

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku mbeti i plagosur një 58-vjeçar

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet R.B., 29 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin me inicialet I.Q., 58 vjeç, i cili drejtonte një motoçikletë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Zjarr Tv Ad