Elbasan / Ujërat e zeza u rrezikojnë shëndetin, banorët kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve dhe protesta

0
453
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Problemet me ujërat e zeza kanë bërë që dhjetra familje në lagjen “Shënkoll” të Elbasanit të kërcënojnë për bojkot të zgjedhjeve, nëse nuk do të zgjidhet problemi i tyre.
Banorët kanë treguar për Ora News se kjo situatë vazhdon prej vitesh duke u kthyer në një vatër sëmundjesh dhe infeksionesh, ku duhet thënë se më të rrezikuarit janë fëmijët.
Banorët të shqetësuar dhe irrituar thonë se ka 26 vjet që ekziston ky problem por ende nuk i është dhënë asnjë zgjidhje, ndërkohë që për politikanët ata thonë se vijnë aty vetëm në rast zgjedhjesh për të kërkuar votat.
Në ras se shteti bën shurdhin ata thonë se do të fillojnë protesta si dhe nuk do të marin pjesë në zgjedhje.

Zjarr Tv Ad