Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në prag të nisjes së vitit të ri shkollor ishte në Elbasan, ku pa nga afër të gjitha masat që po meren në të gjitha shkollat, kopshtet dhe çerdhet e Bashkisë së Elbasanit.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se në një periudhë jo të zakonshme të diktuar nga pandemia e COVID-19, godinat duhet të plotësojnë kushte shtesë sidomos përsa i përket higjienës dhe ruajtjes së shëndetit të fëmijëve.
Sipas Ballës, Bashkia e Elbasanit, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit ka nisur dezinfektimet e objekteve arsimore, proces i cili do të jetë periodik.
Gjithashtu Balla thekson se janë marrë masat për furnizimin e shkollave me dezinfektantë dhe të gjitha pajisjet e nevojshme për higjienën në tualete.
“Duam t’i garantojmë prindërit se do ta ndjekim në çdo moment situatën në shkolla me parimin kryesor të ruajtjes së shëndetit të fëmijëve dhe stafeve mësimore”, shprehet Balla.
Postimi i plotë:
Në prag të Vitit të Ri Shkollor po ndjekim me vëmendje punën në më shumë se 200 shkollat, kopshtet e çerdhet Bashkisë së Elbasanit, të cilat për përgatitjen për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021.
Në një periudhë jo të zakonshme të diktuar nga pandemia e COVID-19, godinat duhet të plotësojnë kushte shtesë sidomos përsa i përket higjienës dhe ruajtjes së shëndetit të fëmijëve.
Bashkia e Elbasanit, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit ka nisur dezinfektimet e objekteve arsimore, proces i cili do të jetë periodik.
Po ashtu janë marrë masat për furnizimin e shkollave me dezinfektantë dhe të gjitha pajisjet e nevojshme për higjienën në tualete.
Nga ana tjetër, Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve, është duke kryer një inspektim të hollësishëm të në gjitha shkollat përsa i përket furnizimit me ujë të rrjedhshëm.
Për t’i ardhur në ndihmë Zyrës Arsimore Rajonale, Bashkia e Elbasanit ka vënë në dispozicion edhe mjediset e saj si: Teatri Skampa, Pallatit i Sportit, Qendra Rinore etj në rast se shkollat do të kënë nevojë për ambiente, nisur nga fakti që duhet të ruhet domosdoshmërisht distanca mes nxënësve.
Duam t’i garantojmë prindërit se do ta ndjekim në çdo moment situatën në shkolla me parimin kryesor të ruajtjes së shëndetit të fëmijëve dhe stafeve mësimore.