Eleminimi nga ukrainasit, tifozët turq thërrasin në kor emrin e Putin

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skuadra e Dinamos së Kievit ka arritur të fitoj me rezultatin 2-1 në kohën shtesë ndaj Fenerbahçes. Kjo ka sjell eleminimin e turqëve nga turi i dytë kualifikues për Champions League.

Megjithatë kjo mbrëmje u njollos nga sjellja e tifozëve të Fenerbahçes, të cilët në momentin e pësimit të golit nga miqtë filluan të thërrisnin me zë të lartë emrin e presidentit rus.

Gjithë këtë situatë nuk e kapërdiu dot trajneri i ekipit ukrainas Mircea Lucescu. I cili nuk pranoi të fliste në konferencën e zakonshme për shtyp por bëri një koment të shpejtë:

“Gjithçka funksionoi sipas planeve tona dhe fituam. Por tifozët nuk i kishim marrë parasysh. Nuk e prisja që të më duhej të dëgjoja kore të tilla. Mendoj se është një turp i vërtetë” ka thënë ai.

Zjarr Tv Ad