Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për efektivin e policisë Nevaldo Hajdaraj që eleminoi 25-vjeçarin Klodian Rashën. Efektivi i penduar, ka kërkuar të pranishëm në seancë familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, për t’u kërkuar falje për humbjen e djalit të tyre.
Ndërkohë prej dy ditësh, protesta të shumta janë organizuar në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, ku nuk kanë munguar edhe përleshjet me Policinë. Pasditen e djeshme, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka dhënë dorëheqjen nga posti. Por, sot në rrjetet sociale është paralajmëruar një tjetër protestë gjatë të premtes në mbrëmje.