Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Është zbardhur dëshmia e 28-vjeçarit Marjus Dema, i cili mbrëmjen e djeshme, eleminoi shokun e tij Mehmet Qema, teksa po konsumonin kafe në lagjen 5 Maji.
Mësohet se përpara hetuesve, Dema ka pranuar veprën e rëndë, por ka thënë se nuk e ka bërë në mënyrë të qëllimshme, pasi nuk e dinte që arma ishte funksionale. 28-vjeçari pohon se arma nuk është e tija dhe ishte një armë e vjetër pa karikator të vendosur.
“Nuk dija që arma ishte e mbushur dhe që ishte funksionale. Nuk ka qenë e qëllimshme. Arma nuk ishte e imja, ishte armë e vjetër dhe pa karikator të vendosur”, mësohet t’u ketë thënë Dema hetuesve.