Eleminoi tepelensin se parkoi makinën para hotelit.Policia arreston kamarierin 24 vjeçar në Sarandë

0
269
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Xhanelo Tarja, 24 vjeç, është arrestuar nga Policia e Sarandës pasi pasditen e djeshme qëlloi për vdekje një 41 vjeçar, shtetasin Klodian Bakiaj. Viktima kishte parkuar makinën para hotelit “Monte Cristo” ku punonte si kamarier Xhanelo Tarja.

Pas një konflikti të çastit, i riu nga Laçi ka marrë thikën dhe ka qëlluar në zemër 41 vjeçarin Bakiaj. Si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës.

Autori Xhanelo Tarja është gjetur i fshehur në një garazh mes një blloku pallatesh.

“Shtetasi Xh. T, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, në lagjen nr.1, Sarandë, ka goditur me mjete prerëse shtetasin K. B., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marrë, ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë punën intensive për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia më herët.

Konflikti për parkimin e makinës në trotuar, në hyrjen e hotelit ky Xhanelo Tarja nga Laçi punonte si kamarier, i ka kushtuar jetën burrit nga Tepelena. Tashmë, autori 24 vjeçar do të përballet me drejtësinë dhe pritet të akuzohet për veprën penale “Vrasja”.

Zjarr Tv Ad