Elezi: Kreu i ERE-s, vasal i Ramës! S’ka institucione të pavarura! Tarifat e energjisë të papërballueshme

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i çështjeve energjetike, Eduard Elezi, komentoi në Syri Tv mbledhjen e ERE për të pezulluar momentalisht vendosjen e fashës pre 800 kilovatësh. Elezi deklaroi se ERE s’është organ i pavarur ndërsa shtoi se tarifat e energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset janë shumë të larta.

“Këtu nuk qeveriset me ligje, kur nuk respektohet për një vendimmarrje, këtu bëhet batërdia, imagjino çfarë bëhet me prokurime të ndryshme, tendera. Këtu mbizotëron pjesa që a të jep leje apo jo Rama, s’ka ligj që zbatojnë institucionet e pavarura të Shqipërisë. Këtu s’ka organe të pavarura.”,tha Elezi.

Elezi u shpreh se kryetari i ERE-s është një vasal i kryeministrit Edi Rama ndërsa theksoi se FSHU është furnizuesi universal, segmenti i fundit i operatorit të sistemit të shpërndarjes.

“Panorama tek kompanitë publike shtetërore nuk është e plotë që ERE të vendosë për tarifat e energjisë elektrike. Deklaratat janë paçavure për t’i shkuar deklaratave të Ramës.“,tha Elezi.

Ndër të tjera eksperti i energjisë Eduard Elezi tha se ka shumë më shumë qytetarë që e kalojnë fashë 800 kilovat.

“Konsumi normal është diku tek 110 mijë lekë të vjetra në muaj. I bie të jenë 1 mijë kilovat. Kjo faturë normale që qytetari shqiptar konsumon në muajt e ftohtë, shkon në 250 mijë lekë të vjetra. E papërballueshme.”,tha Elezi.

Zjarr Tv Ad