Elezi shpall kandidaturën për kryetar të PD-së në Kukës/ Premtimi për demokratët

0
1231
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Irel Elezi, nga shoqëria civile ka shpallur publikisht kandidaturën për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Kukës, në kuadër të ngritjes së strukturave drejtuese dhe zgjedhjeve që po zhvillohen brenda Partisë Demokratike.

Me një aktivizimin mbi 20-vjeçar në PD, Elezi është propozuar nga seksionet dhe grup seksionet e PD-së Kukës, në garën për kreun e kësaj dege.

Në një prononcim për mediat, ai tha se me vot-besimin e demokratëve do të rindërtojë një PD të fortë.

“Qëllimi im kryesor është të bëhet riorganizimi I PD-së Kukës, që të jetë shpresë dhe forcë për komunitetin e Kukësit. Kam disa ide të mijat. Do kisha dëshirë që këto ide të prezantoheshin bashkë me kandidatët e tjerë në kuadër të zhvillimit të primareve dhe debateve në të gjitha komunat e Kukësit. Por kjo nuk u bë e mundur. Ndër idetë kryesore të riogranizimit të PD-së Kukës, është ajo që unë kam dëshirë dhe pretendojë ta bëjë është afrimi I të gjitha kapaciteteve në PD me djem dhe vajza të reja,me kontribuesit, intelektualët dhe guximtarët e PD-së. Të gjithë këta bëjnë të mundur që PD-ja të shihet si një forcë dhe shpresë për të ardhmen.Për të ndryshuar gjërat për të mirë dhe për të ndaluar hemoragjinë që po I ndodh Kukësit. Sepse, siç e dini nga Kukësi, këto 9 vitet e fundit është larguar një pjesë shumë e madhe e Kuksianëve duke e varfëruar shumë zonën tonë. Varfërim në apektin ekonomik dhe intelektual. Dhe kjo duhet të bërë në gjënë primare,dhënien e shpresës tek njerezit dhe frenimi I kësaj hemoragjie që po ndodh. Kam një ide timen në lidhje me aktivizimin e të rinjëve dhe krijimin e një akademie për të rinjtë. Për këtë kam ndihmën dhe mbështetjen të disa shokëve të mi nga jashtë dhe akademikëve me qëllim që të rinjtë të zhvillohen dhe të njihen me konceptet politike dhe ideologjike. Sepse, është shumë e rëndësishme që ata të jenë shumë të qartë politikisht dhe ideologjikisht. Kryesisht,kjo mendoj se do ti vijë në ndihmë edhe PD-së dhe të rinjëve sepse do të krijonim një brez të ri të përgatitur të cilët do të na zëvendësojnë dhe mund të marrin frerët e PD-së,pushtetit lokal dhe qëndror në një të nesërme.Një nga qëllimet e mia kryesore është edhe mbështetja që PD-ja si forcë e djathtë duhet tiu bëjë bizneseve që të jenë promotor të zhvillimit ekonomik të cillat rjedhimit zhvillojnë edhe fushat e tjera.Do kisha dëshirë që PD-ja në pushtet ti lehtësonte barrën fiskale ndaj tyre,ti ndimonte me qëllim që bizneset të zgjeroheshin.Dhe me zgjerimin dhe zhvillimin e tyre do të rritin edhe numrin e të punësuarëve dhe lehtësimin e barrës së pushtetit ndaj të papunëve. Këto dhe një sërë idesh të tjera kanë bërë që ta marrë përsipër kandimin për kryetar të PD-së Kukës dhe të kërkojë votëbesimin e demokratëve Kukësianë”, u shpreh Elezi.

Irel Elezi vjen nga një familje e djathtë dhe e lidhur ngushtë me PD. Babai i tij ka qenë ndër themeluesit e parë të PD në Kukës ndërsa vëllai Ibsen Elezi kryetar i PD në Kukës për katër vite dhe me funksione publike në pushtetin vendor.

Zjarr Tv Ad