Prokuroria e Tiranës ka nisur sot hetimet për ministren Elisa Spiropali, bashkëshortin dhe vëllain e saj, të dyshuar për përfshirjen në një skemë përfitimi dhe pastrimi parash.
Lajmin e bën të ditur portali Boldnews, të cilët ishin të parët që denoncuan një sërë tenderësh publikë në Ujësjellës-Kanalizimet Fier, të fituar nga kompania Solomon Construction, në pronësi të vëllait të Spiropalit, gjatë kohës që bashkëshorti i Spiropalit drejtonte të njëjtin institucion.
Boldnews njofton se prokuroria ka marrë të gjitha materialet e denoncuara nga BoldNews. Po ashtu, dhe Inspektoriati i Lartë i Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) ka nisur hetimin administrativ për pasurinë e Spiropali, menjëherë pas bërjes publike të investigimit. ILDKPKI po heton jo vetëm pasurinë dhe burimet e Zonjës Spiropali dhe familjarëve të saj, por dhe nëse ka pasur k*nflikt interesi.
Investigimi për kompaninë Solomon Construction
Rreth dy javë më parë, Boldnews publikoi një investigim të thelluar mbi kompaninë Solomon Construction, të krijuar nga Enkli Spiropali, vëllai i ministres së Shtetit, në Gusht 2013, në kohën kur Partia Socialiste mori p.ushtetin.
Në Mars 2014, kompania e Spiropalit fitoi tenderin e parë me vlerë 6.6 milionë lekë nga Ujësjellës-Kanalizimet Fier, drejtuar nga Salarjon Totaj, partneri i motrës së tij, ministres së sotme, në atë kohë Drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave.
Pasi fitoi tenderin, Enkli Spiropali ia shiti kompaninë Marjus Memushajt, kushëririt të dytë të Salarjon Totaj. Nën pronësinë e Memushajt, kompania Solomon fitoi edhe disa tenderë të tjerë në Ujësjellësin e Fierit, i cili drejtohej ende nga kuëshëriri i tij i dytë, Totaj.