Elisa Spiropali duke kërcyer latine: Kam mësuar në Argjentinë…

0
1103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Elisa Spiropali, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, e cila ka komentuar për herë të parë videon që u bë virale, teksa shfaqej duke kërcyer nën ritme latine.

Ministrja, tregoi se ishte një vizitë e rastësishme, në një qendër kursesh dhe se nuk kishte bërë asnjë provë, por me kërcimet latine ka një histori të vjetër.

Gjatë periudhës që studionte jashtë vendi, Spiropali tregoi se ndante dhomën me një vajzë nga Venezuela, e cila ishte talent në kërcim.
Më tej, ajo theksoi se qëndrimi për disa muaj në Buenos Aires (Argjentinë), e bëri familjare me lëvizjet latine.

“Kam mësuar të kërcej edhe pak tango”, tregoi Elisa Spiropali.

Zjarr Tv Ad