Elisa Spiropali e quajti Bardh Ziu/ Ish-ministri Gazmend Bardhi i përgjigjet dhëmb për dhëmb Spiropalit…

0
6281
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi, nëpërmjet  një postimi në facebook, i është përgjigjur Ministres socialiste Elisa Spiropali, për qëndrimin e ashpër që ajo mbajti, ndaj denoncimit të krerëve të PS-së. Duke e cilësuar Bardhin si “Bardh Ziu”, Spiropali është shprehur se; PD kallëzoi eksponentët më të lartë të Partisë Socialiste, sepse takojnë njerëz gjatë fushatës, në një kohë kur Lulzim Basha, është në gjumë dhe pret që njerëzit të shkojnë tek ai.

Gjithashtu, në përgjigjen e tij Bardhi shprehet se; Spiropali e ka të drejtë të nervozohet, pasi SPAK ka punë me të përpara zgjedhjeve.

Postimi i plotë: Dështimi i Edi Ramës në 8 vite dhe humbja e pushtetit është arsyeja e nervozizmit të Elisa Spiropalit!

Ka të drejtë që nervozohet! SPAK ka punë me të PARA dhe PAS ZGJEDHJEVE TË 25 PRILLIT. Elisa Spiropali, Edi Rama dhe çeta e tij janë në shkelje të ligjit. Ata do të japin llogari për takimet e PS, përdorimin e lejeve të legalizimit apo procesit të rindërtimit për qëllime elektorale, si dhe për shpërdorim detyre duke shfrytëzuar pushtetin dhe paratë, që u kanë vjedhur shqiptarëve këto 8 vjet.

Elisa Spiropali e di se gjuha e padenjë në facebook dhe hetimi nga SPAK janë dy gjëra të ndryshme, prandaj është nervoze.

Kjo kohë e vështirë i ka bindur shqiptarët se politikanë si Edi Rama apo Elisa Spiropali mendojnë vetëm për vete, duke zbehur shpresën dhe mundësitë për shqiptarët. Kjo është arsyeja pse të rinjtë braktisin vendin, pse ekonomia është në krizë, pse shëndetësia është në kolaps, pse numri i të papaunëve është rritur. Njerëzit nuk duan të jetojnë në një kënetë, ku mbyten nga pak çdo ditë. Njerëzit duan ndryshim dhe PD është gati për ndryshimin!

 

Zjarr Tv Ad