Elisa Spiropali: Fëmijët i shoh në mëngjes dhe në darkë vonë, e kam këtë peng…

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Elisa Spiropali, gjatë një aktiviteti për prezantimin e kandidatëve të Partisë Socialiste, për Qarkun e Tiranës, ka rrëfyer për vështirësitë e angazhimit në fushatë, pasi është nënë e dy fëmijëve të vegjël. Ajo tha se fëmijët i sheh vetëm në darkë, e ndonjëherë djalin e gjen edhe në gjumë.

Më tej, teksa vlerësoi nisjen e procesit të vaksinimit masiv, Spiropali tregoi s’e ka humbur edhe një person të dashur, hallën si pasojë e kovid-19.

Unë fëmijët i shoh në mëngjes herët, edhe në darkë vonë, ndonjëherë djalin e ka zënë gjumi e kam këtë peng por besoj po punojmë për një gjë më të madhe për të gjithë dhe kjo na motivon edhe në familje dhe fëmijët mos e ndjejnë atë. Më ndihmojnë motrat e Salarjonit, prindërit e mi të tij.

Shqiptarët duhet të gëzojnë për faktin që gjyshërit këtu janë ata që janë. Tani filloi dhe vaksinimi, prindërit e mi e kaluan në gusht. Patëm edhe një rast në familje, halla shumë e dashur, që humbi jetën, ishte shtruar të Infektivi si çdo familje e kemi ndjerë rëndë. Dhe ky vaksinim vlerësohet shumë edhe nga njerëzit”, kështu u shpreh Spiropali.

 

Zjarr Tv Ad