Elisa Spiropali flet si Edi Rama: Meta u ndëshkua nga populli, do e shkarkojë Parlamenti…

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e djeshme, Ministrja Elisa Spiropali, ishte e ftuar në “Zonë e Lirë”,  ashtu si Kryeministri Edi Rama, e ka cilësuar Parti klienteliste Lëvizjen Socialiste për Integrim, për të cilën tha se ishte subjekti politik më pak i votuar, në Zgjedhjet e 25 Prillit.

Gjithashtu, Ministrja foli dhe për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, duke përdorur fjalët e Kryeministrit “u ndëshkua nga populli më 25 Prill.

Pa dalë nga kuadri i fjalëve të kreut të qeverisë, Spiropali tha se Kuvendi do të certifikojë këtë vendim të qytetarëve, duke e shkarkuar Presidentin e Republikës.

 “Lajmi i mirë është që partia më klienteliste në Shqipëri me kryetar Presidentin e Republikës që na ka turpëruar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht në institucionin e vet ka dalë partia më pak e votuar në Shqipëri. Ka marrë ndëshkim nga populli shqiptar dhe të hënën e tutje do ta certifikojë Kuvendi. Kemi filluar procedurat. Kemi mbledhur firmat dhe do të ndjekim procedurat. Do ta shkarkojmë në Kuvend dhe pastaj shkon në Gjykatë Kushtetuese. E ka shkarkuar populli me votë Ilir Metën. Presidenti i Republikës këtë radhë është futur në raportin e OSBE/ODIHR si shkatërrues i zgjedhjeve. Është e rëndë”,  u shpreh Spiropali.

Zjarr Tv Ad