Elisa Spiropali, shprehet me bindje se Partia Demokratike, nuk mund të vijë në pushtet se kryetari i saj Lulzim Basha, është i katapultuar nga të tjerë në postin që mban dhe nuk mund të bëjë punë të tilla si; rindërtimi apo zhvillime të tjera për vendin.
Ndër të tjera, Spiropali tha për ABC, se punë të tilla në Shqipëri, mund të bëjë vetëm Edi Rama, duke përmendur këtu fondet e siguruara për rindërtimin, vaksinat dhe menaxhimin e situatës pas tërmetit.
“Shkollat e reja dhe kopshtet që janë ndërtuar sot në Kamëz janë ndërtuar pas 30 vitesh. PD pretendonte se në atë zonë merrte vota se i kishte bastion. Ky që prezantojmë ne nuk është program elektoral por vizion për Shqipërinë.
Mandati i ardhshëm do fokusohet te rritja e rrogave në tërësi. Ne do fokusohemi te taksimi progresiv për t’u ardhur në ndihmë atyre që paguhen më pak. Ne nuk themi do keni paga si në Gjermani dhe në Itali. Shqipëria dhe Serbia janë të vetme vende që kanë nisur vaksinimin në rajon. Serbia i ka marrë nga Kina. Ne kemi zgjedhur të mos i marrim nga këto vende. Rindërtimi është projekt që kalon 1 mln euro. Ata kanë një kryetar partie që ka dëshmuar që punët që ka bërë i ka bërë se dikush e ka katapultuar.
Nuk mund të presësh nga një njeri të bëjë punë të tilla. Punë të tilla mund t’i bëjë vetëm Edi Rama. Unë ua thashë linjën e rindërtimit. Po ndërtohet me një shpejtësi rekord. Ne tërmetin, një fatkeqësi të madhe e kemi kthyer në mundësi. Ata edhe mundësitë i kanë kthyer në fatkeqësi. Janë sot 100 mln euro që eksportohen nga Shqipëria në një sektor me rëndësi. Rruga e Arbrit është një vepër arti që përfundon në pranverë. Po ndërtohen dy aeroporte që nuk ishte menduar që Shqipëria mund t’i kishte. Aeroporti i Kukësit është një vepër e jashtëzakonshme për verilindjen e Shqipërisë. Se thonë nuk investojnë këta në veri se nuk e duan veriun. Por projekti më i madh është në veri”, – kështu është shprehur Spiropali.