Elisa Spiropali reagon pas ultimatumit që Rama u dërgoi demokratëve dhe zbardh qëndrimin e PS-së

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, deklaroi sot se është gati të diskutojë me opozitën për propozimet e bëra për ndryshimet kushtetuese. Rama tha se këto bisedime do bëhen në shqip dhe se “nuk do diskutojë me opozitën në anglisht”, duke lënë të kuptohet se këto janë çështje që duhen zgjidhur nga vetë palët politike dhe jo nga ndërkombëtarët.

“Vetëm Biblën dhe Kuranin nuk mund të ndryshojmë, çdo gjë tjetër po, nëse biem dakort, nuk është e shkruar në gur. Por, edhe një gjë, do ta përsëris edhe në sy të ambasadorit, sa të jem unë nuk ka më dialog në anglisht me Opozitën”, tha Rama.

Pikërisht për këtë deklaratë të kryeministrit Rama u pyet sot në emisionin ‘Breaking’, Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Ajo tha se këto çështje duhet të zgjidhen nga vetë shqiptarët.

“Kjo lidhet me vetëdijen tonë kombëtare, për t’i zgjidhur çështjet tona në tryezat tona. Kemi Kuvendin, kemi komisionet parlamentar. Këto çështje duhen diskutuar sy më sy dhe në shqip. Patjetër që ne e vlerësojmë rolin e ndërkombëtarëve. Janë disa çështje që mund të zgjidhen në institucionet e vendit dhe në Kuvend. Duhet të ndalet përbaltja e Shqipërisë në anglisht. Të forcojmë institucionet tona dhe të ecim përpara”, tha Spiropali.

Ministrja shtoi se asnjë nga propozimet e PD nuk është tabu, por duhet diskutuar për të parë se çfarë mund të negociohet.

“Nuk kemi asnjë tabu për propozimet e PD, por duhet të njihemi me këto propozime dhe të flasim shqip siç thotë kryeministri”, tha Spiropali.

Zjarr Tv Ad