Elisa Spiropali: Shëndetësia është falas/ Për deklaratat se në spitale nuk ka ujë, këto janë legjenda…

0
2031
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Elisa Spiropali, teksa ishte e ftuar në emisionin “Bardh A Zi” në ABC, i ka cilësuar deklaratat që në spitalet në vend nuk ka ujë, si legjenda. Ajo shprehet se; në Shqipëri, të gjithë po e përfitojnë shërbimin shëndetësor falas, pavarësisht nëse janë apo jo të siguruar. Gjithashtu, Spiropali tha se; gjatë qeverisjes së PS, me goditjen e monopoleve çmimet e ilaçeve kanë rënë.

“235 mijë vende pune janë regjistruar më shumë se në 2013. Për ato  që ne kemi premtuar janë në rrugën e duhur dhe kemi bërë më shumë ne në 7 vite se në 25 vite tranzicioni. Që në 2013 motoja jonë ka qenë të bëjmë shtet. Shëndetësia falas ka vetëm një koncept si matet. Nëse ata që janë të pasiguruar marrin apo jo shërbim shëndetësor parësor.

Sot nuk ka asnjë njeri që nuk e merr këtë shërbim. Çmimet e ilaçeve kanë rënë dhe monopolet morën një goditje serioze.  Ne besojmë se është e drejtë që të gjithë të marrin trajtim mjekësor.  Nëse hyjmë këtu me legjenda se iku uji atëherë është çështje tjetër. Spitalet me gjendjen që kishin në 2013 dhe si janë sot nuk kanë krahasim. Operacionet përpara bëheshin me mjete primitive”, kështu është shprehur  Elisa Spiropali.

Zjarr Tv Ad