Elisa Spiropali, i është kundërvënë opozitës jashtëparlamentare, duke thënë se; tentoi të rrëzonte institucionet në 2019-ën.
Gjithashtu, ajo ka folur edhe për djegien e mandateve, ku u shpreh se; kjo erdhi pas vendimit të Berishës dhe ata nuk nuk duhet të flasin për çështjen se Shqipëria po largohet nga BE.
“Sdo e merrja fjalën të flisja nëse sdo të dëgjoja e çmeritur 2 ish deputetë të cilët partia e tyre i nxorrinë rrugë të flisnin për largimin e shqipërisë nga europa dhe distancën që paskemi krijuar ne me institucionet e BE. Të vësh duart në kokë është pak. Jo vetëm këta dy ish deputetë u nxorrën zvarrë nga Kyvendi me vendim të ish kryetarit Sali Berisha duke braktisur institucionet në vitin më të rëndësishëm të shqipërisë, duke marrë konsideratën e DASH dhe të mabasadës amerikane duke e cilësuar si minim dhe sabotim të demokracisë.
Janë po të njëjtët njerëz që pa turp dhe pa u skuqur fare vazhdojnë të flasin për prespektivën europiane dhe për përpjekjet që kanë bërë për të na afruar me europën kur ishin ata që fizikisht dëmtuan institucionet por edhe me forcën e vendimit të kryetarit të tyre dhe ish kryetarit për të ruajtur sigurinë e tyre familjare dhe partiake larg nga drejtësia e re. Po iu them se nëse ka një mazhorancë që ka bërë të pamundurën të mundur është kjo mazhorancë ky kryeministër.
Edhe pse 2020 ishte vit i vështirë kemi bërë të mundur të përmbushim të gjitha detyrat. Miratimi i reformës zgjedhore, GJK dhe Gjykata e lartë, ndritja e SPAK dhe BKH dhe forcimi i luftës kundër tkorrupsionit dhe trafikut.Tani i takon bashkimit europian të mbajë fjalën dhe në këtë 6 mujor të përcaktojë korniznë e vetë. Shqipëria institucionet por edhe ne si kombë skemi qenë kurrë më pranë këtij procesi demokratik dhe është falë këmbënguljes së jashtëzakonshme për të mbajtur institucionet në këmbë.
Si duket ka mbetur tradita e vjetër e të kundërshtuarit të gjithçkaje pa arsye. Kanë meritën e tyre duke qëndruar në këto institucione duke i bërë ballë një hovi haxhi qamilist në këto 4 vite që kulmoi në 2019 me tentativë për shkatërrim institucionesh. Ne i mbrojtëm nga molotovi dhe rrënimi i tyre duke kryeer zgjedhjet dhe duke bërë funksional parlamentin me të gjitha reformat e votuara”, është shprehur Spiropali.