Elisa Spiropali zbulon nëse Erion Veliaj, do të marrë kryesinë e Partisë Socialiste…

0
268
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja Elisa Spiropali, në ditën e saj të lindjes, ka folur edhe për të ardhmen e Partisë Socialiste.

E pyetur nga gazetari Endri Xhafa, lidhur me Erion Veliaj dhe vendimet që mund të marrë ai nëse bëhet kryetar i PS, Spiropali shprehet s’e nuk bëjnë parashikime dhe se Rama do marrë mandatin e tretë, e do jetë në krye të PS-së.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Kur Veliaj të vijë në krye të PS-së, do i heqi të gjitha figurat veterane në parti; nuk do të ketë mundësi të heqi asnjë sepse deri në atë kohë do i ketë spastruar Rama apo Veliaj nuk do të bëhet ndonjëherë kryetar i PS-së?

Spiropali: Ne nuk bëjmë parashikime. Parashikimet me filxhanë i bën dikush tjetër, ia kemi lënë atyre në dorë. Ne besojmë te energjia, te produkti dhe ka një kohë për t’i diskutuar të gjitha këto. Dhe koha tani është të shkojmë në zgjedhje dhe të fitojmë. Është koha që Rama të marrë mandatin e tretë.

Zjarr Tv Ad