ELITA SHTATËZANË!!/Gjiko na e tregoi padashje barkun e rrumbullakosur

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Disa javë më parë në media qarkulloi një lajm sipas së cilit Gjiko dhe Elita do bëhen prindër për herë të parë.

Megjithëse asnjëri prej të dyve s’ka dhënë ende asnjë lajm lidhur me shtatzëninë, një foto i ka treguar të gjitha!

Elita është munduar të fshehë barkun e saj të rrumbullakosur në një postim në InstaStory, mirëpo në rrjet qarkulloi fotoja e plotë ku barku i moderatores është mëse i dukshëm.

Lajmet për shtatzëninë e moderatores qakulluan që për ditëlindjen e saj në qershor, kur barku i rrumbullakosur i Elitës, ra në sy në disa foto.

Ditën e sotme bashkëshorti i saj Gjiko ka ndarë një video me fansat në Instastory për t’i falenderuar ata për 3 milionë klikime në 3 ditë për bashkëpunimin që solli me Melindën.

Ai shihet në kuzhinë me Elitën teksa fansave nuk u ka shpëtuar barku i rrumbullakosur i moderatores të cilin Gjiko nuk është munduar ta fshehë.

Ai i hap një kavanoz me turshi Elitës, e cila me siguri do e ketë nga nepsi i shtatzënisë.

Thuhet se Elita është në muajin e katërt të pritjes së ëmbël, ndërsa po presim me padurim që ky lajm të konfirmohet nga vetë çifti.

Zjarr Tv Ad