Deputeti i PS-së dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, Eljo Hyska, i ftuar në “Neës 24”, ku deklaroi se numri 24 që mban në Tiranë, është thjesht një numër, duke shtuar se PS, është projektuar si fituese e zgjedhjeve.
“Nuk e kam menduar asnjëherë se do isha kryetar i FREESH. Për mua më e rëndësishme është fitorja e PS. Por, tashmë kemi fatin tashmë, që çdokush mund ta marrë votëbesimin. Për mua, 32 është thjesht numër. Për mua, rëndësi ka fitorja e PS-së. Do punoja njësoj, edhe po të isha i pari.
Ne jemi projektuar si fitues në zgjedhjet e 25 prillit, për nismat që iu kemi dalë për Zot. Më 25 prill, edhe opozita do ketë faturën, për mënyrën si ka bërë opozitën. ne kemi ende punë për të bërë. Mandati i tretë synon gjallërimin ekonomik të Shqipërisë. Të rinjtë mund integrohen në tregun shqiptar dhe atë ndërkombëtar”, tha Hysko.
Eljo Hysko, ka shprehur ngushëllime edhe për ndarjen nga jeta të deputetit socialist dhe ish-kryeministrit, Bashkim Fino.
“Doja të ngushëlloja publikisht të afërm dhe kolegët e të gjithë atyre që e patën njohur afër Bashkim Finon. Ai ishte një njeri me entuziazëm, ishte humbje e madhe për familjen dhe politikën. Doja të përshëndes vendimin e djeshëm të të gjitha partive politike, për të ngushëlluar Finon”, u shpreh Hysko.
Më tej, Hysko deklaroi se shpreson që zgjedhjet e 25 Prillit, të jenë të qeta dhe të mos ketë konflikte. Ai shtoi se beson se këto zgjedhje, do jenë më të mirat që janë zhvilluar në vend.
“Fushata kërkon përgjegjësi të madhe. PD duhet të tregohej e përgjegjshme së paku në këtë periudhë ku ndodhemi, për shkak të pandemisë. Ne si PS nuk duam të bëhemi shkak për pandeminë. Unë besoj se me rëndësi mbi të gjitha është alternativa, e cila duhet të jetë më e mira. Unë besoj se do të jenë zgjedhjet më të mira që ka pasur Shqipëria. Sondazhet kudo në botë janë tregues. Unë zgjedh t’ju besoj sondazheve. PS është qartësisht në zgjedhje dhe kjo gjë do të vijë duke u thelluar”, shprehet Eljo Hysko.