Eljon Hato dhe Ilir Selmani dy të dënuarit që duhet të deklarojnë pasurinë

0
164
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eljon Hato dhe Ilir Selmani janë dy persona të tjerë të dënuar për vrasje duhet të deklarojnë pasurinë.

Policia thotë se në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë këtyre dy personave.

“E. H., banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje” dhe I. S., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Brenda 48 orësh, Hato dhe Selmani si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.  Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad