Shefi Ekzekutiv i Tesla dhe Spaxe X, Elon Musk edhe pse është njeriu më i pasur në botë, mendon se Putini mund të jetë më i pasur se ai. CEO i Tesla-s rimori titullin e tij si personi më i pasur në botë në fund të vitit 2021, kur kaloi Jeff Bezos të Amazon-it.
“Unë mendoj se Putini është dukshëm më i pasur se unë”, është shprehur Elon Musk gjatë një interviste.
Pasuria e presidentit rus Vladimir Putin mbetet ende një mister, ndërsa askush nuk e di saktësisht se sa është ajo, apo ku është e fshehur
Disa kanë spekuluar se presidenti rus mund të jetë njeriu më i pasur në botë, me financierin Bill Broëder, i cili dëshmoi në vitin 2017 se ai beson se Putin “ka grumbulluar 200 miliardë dollarë fitime të paligjshme”.
Pas pushtimit të Ukrainës nga Putini, SHBA dhe vendet perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke synuar aleatët kryesorë të Putinit dhe vetë presidentin rus .
“Unë mendoj se qeveria amerikane ka bërë më shumë sesa njerëzit mund të kuptojnë, thjesht nuk është bërë shumë publike. Por, është e rëndësishme të bëjmë diçka serioze. Nuk mund ta lejojmë Putinin të marrë kontrollin e Ukrainës. Kjo është çmenduri”, tha ndër të tjera Musk.