Elon Musk konfirmon largimin e tij nga administrata Trump

0
0

Elon Musk konfirmoi largimin e tij nga administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Kjo vjen pasi drejtoi një komitet të ngarkuar me shkurtimin e shpenzimeve publike, duke shkaktuar një fluks kritikash nga politikanët dhe më gjerë.

“Ndërsa mandati im i planifikuar si punonjës i posaçëm qeveritar po mbaron, dua të falënderoj Presidentin Donald Trump që më dha mundësinë të ul shpenzimet”, tha biznesmeni nëpërmjet një reagimi në platformën X.

“Misioni i DOGE do të bëhet vetëm më i fortë me kalimin e kohës, ndërsa bëhet një mënyrë jetese në të gjithë qeverinë”, përfundon në mesazhin e tij ish-kreu i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Zjarr Tv Ad