Elon Musk ka aktivizuar satelitët Starlink të SpaceX mbi Ukrainë për të zëvëndësuar shërbimet e internetit të shkatërruara nga sulmi rus.
Si pasojë e pushtimit rus, një pjesë e madhe evendit ka mbetur pa internet, ndërsa SpaceX ka lëshuar mijëra satelitë komunikimi për t’u ardhur në ndihmë qeverisë ukrainase dhe qytetarëve.
“Shërbimi Starlink tani është aktiv në Ukrainë. Më shumë terminale gjatë rrugës,” shkroi Musk në një postim në tëitter.
Ishte zëvëndëskryeministri i Ukrainës ai i cili i këroi Musk që tí ndihmone pasi sistemi SpaceX nuk kërkon kabllo me fibra optike.
SpaceX ka lëshuar më shumë se 2,000 satelitë Starlink në orbitë që nga viti 2018, dhe planifikon që përfundimisht të ketë deri në 12,000 si pjesë e rrjetit të saj të internetit me shpejtësi të lartë.