Elon Musk shkarkohet nga roli drejtues i Tesla

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Elon Musk duhet të dorëhiqet nga posti i drejtuesit më të lartë të Teslas, si dhe të paguajë një gjobë të majme prej 20 milionë dollarësh, pas marrëveshjes së arritur me Securities and Exchange Comission (SEC) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të “cicërimave” të tij mbi privatizimin e prodhuesit të automjeteve.

Zhvillimi i fundit vjen pas vendimit të së enjtes nga rregullatori SEC për të paditur Muskun mbi dyshimet për mashtrim me fondet. Sipas marrëveshjes, Musk mund të qëndrojë në postin e shefit ekzekutiv të Teslas, por jo edhe si drejtuesi më i lartë, të paktën për tre vitet e ardhshme.

Dyshimet për mashtrim lidhen me mesazhet e publikuara prej tij në Twitter gjatë muajit gusht, kur Musk tha se po merrte në konsideratë privatizimin e prodhuesit të makinave elektrike Tesla. Ai shkroi se kishte “siguruar fondet” për propozimin në fjalë, gjë që do të mundësonte vlerësimin e Teslas në rangun e 420 dollarëve për aksion.

Zjarr Tv Ad