Elona Caslli ironizon keq Veliajn: Ma plase buzën o Gjallesë, ke ngatërruar emrin me foljen, Mirëpres-folje, Mikpritje- emër/ Shpejt ngjitu lart në dhomën tënde, hape bllokun dhe shëno, të bëra të vdekur po erdha për gjysmë ore dhe nuk e ke mësuar zgjedhimin e foljes…

0
1990
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja Elona Caslli, me anë të një postimi në Facebook, ka ironizuar keq kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, ku ai shfaqet në një foto me Daut Haradinaj, ku ka ngatërruar foljen me emrin. Por, Caslli nuk e ka anashkaluar këtë fakt, ku një kryebashkiak ngatërron foljen me emrin. “Ma plase buzën, o Gjallesë! Ke ngatërruar emrin me foljen. Mirëpres- folje ; Mikpritje- emër. Duhet të shkruaje; Mirëprita”, shkruan Caslli me ironi.

Postimi:

“Ma plase buzën, o Gjallesë! Ke ngatërruar emrin me foljen.

Mirëpres- folje ; Mikpritje- emër. Duhet të shkruaje; Mirëprita.

Vrap në shtëpi! Ngjitu shpejt lart! Në dhomën tënde me vrap! Hape bllokun dhe shëno; Unë mirëprita, ti mirëprite, ai mirëpriti. Ne mirëpritëm, ju mirëpritët, ata mirëpritën.

Post Scriptum- Të bëra të vdekur, po erdha pas gjysmë ore dhe nuk e ke mësuar zgjedhimin e foljes”!

Zjarr Tv Ad