Elona Caslli: Profili në fejsbuk është anatomia e qeverisjes

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga ELONA CASLLI

Profili në fejsbuk është anatomia e qeverisjes

Kam vizituar gjithmonë profilin në fejsbuk të deputetëve rilindas, pasi në këtë të fundit shfaqet lakuriq jo vetëm paaftësia e tyre për ta shkruar si duhet gjuhën shqipe, por edhe mediokriteti i tyre i frikshëm.

Shumë prej jush habiten kur shohin statuset primitive dhe dalldisjet e deputeteve rilindase para Agim Ramës dhe shumë prej jush shkruajnë – “Seriozisht?” Po , seriozisht të dashur shqiptarë. Paguajmë taksa për t’u qeverisur nga një tufë njerëzish që nuk janë të aftë të qeverisin si duhet profilin e tyre në feisbuk dhe jo më një vend.

Postimet e tyre nuk i bëjnë për të tërhequr vëmendjen nga çështje të tjera. Jo, aspak. Janë natyrshëm mediokër. Teksa të dalldisurat rilindase jargaviten para kamerës së Agim Ramës dhe e falenderojnë këtë të fundit, e bëjnë krejt natyrshëm. Janë gra që nuk kanë asnjë shprehi institucionale. Institucionin e shohin si pasarelë në rastin më të mirë ose si bordello në rastin më të keq.

Të njëjtën gjë bëjnë dhe burrat para të famshmit Agim Rama. Jargaviten përballë tij në parlament dhe u vjen mirë kur ky i fundit i fotografon dhe sipër fotos vë komentin- Vlerë kombëtare

I famshmi Ilir Beqja kur nxjerr vaktet e tij dhe na tregon se çfarë ha për mëngjes, drekë dhe darkë, e bën sepse është natyrshëm i uritur. Ju doni të thoni- A mund të jetë i uritur Beqja?! Beqja vuan nga një sëmundje e pashërueshme- Uria trunore. Atij edhe gjithë botën t’ia falësh, prapë pjatën e gjellës do të fotografojë.

Mjafton të lexosh statuset e Erion Braçes për të dalë në përfundimin se vetëm duke u nisur nga cilësia e shqipes së shkruar, ai nuk do hynte në një zyrë të thjeshtë si specialist e jo më në kabinetin qeveritar.

Milva Konomin ishte pikërisht postimi në fejsbuk që e tradhëtoi gjatë vizitës së saj në një serë ku u vu re prani kanabisi. Mund të rendis me dhjetra shembuj, por do të bija në ripërsëritje. Profili në fejsbuk tregon fytyrën e vërtetë të qeverisë.

Post Scriptum- Ne qofshim që e durojmë gjithë këtë poshtërim!

Zjarr Tv Ad