Elvana Gjata nuk ndihet ende gati…

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Filmi ku Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata janë protagonistë, “Dy gisht mjaltë”, fillimisht pritej të publikohej në çdo kinema të Tiranës gjatë muajit dhjetor, por kjo gjë nuk ndodhi.

Për shkak të aktivitetit dhe fluksit të filmave të fundvitit, Ermal Mamaqi shpjegoi se kishin vendosur ta shfaqnin filmin në datën 14 shkurt, duke qenë se dhe subjekti i filmit përkonte me ditën e Shën Valentinit.

Mesa duket, as këtë muaj nuk do të mund ta shohim. Ditën e djeshme, në emisionin e pasdites “Lart e poshtë” është zbuluar se filmi nuk do të shfaqet në datën e caktuar.

Ai pritet të shfaqet në kinema gjatë muajve të pranverës. Kjo shtyrje e premierës, me protagoniste kryesore Elvana Gjatën, vjen një javë pasi ajo shkroi statusin e parë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në ish-Bllok, ku sqaronte gjendjen e saj shpirtërore.

Zjarr Tv Ad