Elvis Naçi: Sëmundja po e tret, ta ndihmojmë 19 vjeçarin!

0
6

“Urgjente! Urgjente! Urgjente! O Zot nuk do t’i mbani dot lotët! Të bëjmë diçka për shëndetin e Aqifit për borxhet dhe transportin që ka nevojë familja e tij!”

Ky është postimi Elvis Naçit, në rrjetet e tij sociale me thirrjen dhe shpresën se shqiptarët do të ndihmojnë për shërimin e 19 vjeçarit.

Postimin e Elvisit e kanë shpërndarë edhe bashkëpunëtorët e tij, Sidrit Bejleri dhe Ola Bruko, në mënyrë që thirrja të lexohet nga sa më shumë njerëz, e Aqifi të ndihmohet sa më shpejt.

Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” e vizitiu në banesë Aqifin dhe prindërit, të cilët jetojnë në mjerim dhe përballen me borxhe për t’i siguruar djalit të sëmurë transport për në spital. Sëmundja po e tret djalin nga dita në ditë.

Nëna e tij thotë me lot në sy se djali është 19 vjeç por peshon vetëm 23 kilogramë.