Elvis Pupa, pjesë e “Big Brother VIP”? Aktori bën “lëmsh” rrjetin me reagimin e fundit

0
267
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, tashmë prej vitesh i larguar nga Shqipëria drejt SHBA-së, po aludohet se do të jetë banori i ri i “Big Brother VIP”.

Vetë aktori ka ngritur dyshimet edhe më shumë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Për të gjithë ju që më keni shkruar në inbox dhe më pyesni ‘Kur do të të shohim prapë ‘live’?’

Meqë ‘Plumbi del me plumb’, unë po i përgjigjem pyetjes me pyetje: Ku do kishit qejf të më shikonit tani afër, jo në rol por ‘live’, kështu ‘si natyra më krijoi’: Te marketi i lagjes? Në autobusin e unazës? Apo në ndonjë reality-show…?”, shkruan aktori Elvis Pupa.

Zjarr Tv Ad