EMA miraton përdorimin e vaksinës Pfizer për moshat 12-15 vjeç, doza e parë anti-Covid që aprovohet për adoleshentët

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka miratuar për përdorim vaksinën Pfizer-BioNTech anti-Covid-19 te moshat 12-15 vjeç. Kjo do të jetë vaksina e parë kundër Covid-19 e aprovuar për adoleshentët.

Deri tani vaksina është aprovuar për përdorim në BE në moshën 16 vjeç e lart, por rregullatori i Barnave njoftoi në fillim të këtij muaji se kishte filluar vlerësimin e provave të sigurisë dhe efikasitetit të saj në grupet e reja.

Kjo vaksinë është miratuar tashmë për përdorim urgjent në grupmoshën 12-15 vjeç edhe në SHBA, ku më 10 maj u njoftua se të dhënat e provave treguan se përfitimet e vaksinës i tejkalonin rreziqet e mundshme.

Ndërkohë Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se vendi ka në plan të zgjerojë grupmoshën për vaksinimin anti-Covid-19, duke përfshirë fëmijët e moshës 12 vjeç e lart, proces i cili pritet të fillojë më 7 qershor 2021.

Zjarr Tv Ad