Ëmbëltorja e njohur në Muzeun Historik të Hungarisë, do të mbajë emrin e Mbretëreshës Geraldinë…

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ëmbëltorja e njohur në Muzeun Historik të Hungarisë, do të mbajë emrin e Mbretëreshës Geraldinë. Lajmin e jep Ambasada Shqiptare në Hungari, e cila thotë se ëmbëltorja e administruar nga familja Augustus, do të ketë tashmë emrin Geraldine Apponyi.

Ambasadori Arjan Spasse, e vlerësoi këtë veprim si një gjest të bukur të Muzeut që mbart edhe simbolikën e miqësisë shqiptaro-hungareze. Ai vuri në dukje se viti që vjen do të shënojë, përveç 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Hungarisë, edhe 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të Trëndafilit të Bardhë të Budapestit.

Në ceremoni ishin të pranishëm miq të familjes së Mbretëreshës Geraldine, bashkëshortja e Kryeministrit Orbán, znj. Anikó Lévai, punonjës të muzeut dhe gazetarë të medias të profilizuar në fushat e turizmit dhe gastronomisë.

Ëmbëltorja Geraldine, e administruar nga familja Augustus, e njohur prej pesë gjeneratash për prodhimin e ëmbëlsirave, nga sot mund të kthehet një pikë ndalese për të gjithë turistët shqiptarë që do të vizitojnë Budapestin.

Njoftimi i Ambasadës Shqiptare në Hungari

Në tetor 2017, teksa punonim për ekspozitën kushtuar Mbretëreshës Geraldinë, Drejtori i Përgjithshëm i Muzeut Historik të Hungarisë, z. Benedek Varga, na njohu me idenë e vendosjes së emrit të Geraldine Apponyi ëmbëltores së muzeut. Katër vite më pas, kjo ide u bë realitet dhe Ambasadori Spasse pati kënaqësinë të marrë pjesë në ceremoninë inauguruese.

Gjatë fjalës së tij Ambasadori Spasse e vlerësoi këtë veprim si një gjest të bukur të Muzeut që mbart edhe simbolikën e miqësisë shqiptaro – hungareze. Ai vuri në dukje se viti që vjen do të shënojë, përveç 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Hungarisë, edhe 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të Trëndafilit të Bardhë të Budapestit. Ambasadori premtoi se do t’u kërkojë drejtuesve të Muzeut bashkëpunimin për një veprimtari përkujtimore të përbashkët.

Ëmbëltorja Geraldine, e administruar nga familja Augustus, e njohur prej pesë gjeneratash për prodhimin e ëmbëlsirave, nga sot mund të kthehet një pikë ndalese për të gjithë turistët shqiptarë që do të vizitojnë Budapestin.

 

Zjarr Tv Ad