Ambasadorja Yuri Kim e quan një hap të madh përpara në Reformën në Drejtësi, emërimin e Sokol Ngresit sot si anëtar i 13-të i Gjykatës së Lartë.
Pas 5 vitesh thotë ajo, është arritur kuorumi i nevojshëm dhe tashmë Gjykata e Lartë është në gjendje të kryejë të gjitha funksionet e të shqyrtojë më shumë raste. Diplomatja amerikane vlerëosn dhe bashkëpunimin me Presidencën.
“Një hap i madh përpara për reformën në drejtësi: Gjyqtari i 13-të i Gjykatës së Lartë u dekretua sot, duke bërë të mundur që dhomat e bashkuara të arrijnë përfundimisht kuorumin pas 5 vitesh. Kjo do të thotë se Gjykata e Lartë tani është në gjendje të kryejë të gjitha funksionet, të shqyrtojë më shumë raste dhe të ndryshojë ligjet gjyqësore në mënyrë racionale”, shkruan Kim në Twitter.
“Ky hap i madh është falë bashkëpunimit të mirë mes institucioneve të drejtësisë dhe Presidencës. Shpresojmë që kjo të vazhdojë. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por definitivisht po ecën përpara dhe po prodhon rezultate reale.”