Këshilli i Ministrave ka vendosur sot kryetarin e ri të Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve.
Pak ditë pas ndryshimit të vendimit për organizimin e Agjencisë së Koncesioneve ku u vendos se Kryetari i ATRAKO-s do emërohet nga Këshilli i Ministrave, sot ka ardhur dhe emërimi i tij.
Emiljano Gjika do të jetë Kryetar i Agjencisë të Trajtimit të Koncesioneve.
Agjencia e Trajtimit te Koncesioneve (ATRAKO) është institucion publik, buxhetor, me seli në Tiranë, në varësi të ministrit përgjegjës për ekonominë.
Buxheti i Agjencisë financohet nga buxheti i shtetit, gjithashtu, dhe nga donatorë të ndryshëm dhe miratohet me buxhetin e ministrisë përgjegjëse për ekonominë, si zë i veçantë.
ATRAKO ka fushë përgjegjësie ndihmën dhe këshillimin e autoriteteve kontraktuese si dhe sigurimin e standardeve për zbatimin e procedurës së koncesionit, nëpërmjet unifikimit dhe hartimit të modeleve standarde.
Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO) asiston dhe këshillon Autoritetet Kontraktore në procedurat e dhënies me koncesion/PPP të projekteve të mundshme.