Emërohen dy zv.ministrat e rinj të Arsimit, njëra prezantuese televizive

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, janë emëruar dy zëvendës ministrat e rinj të Arsimit.

Bëhet fjalë për Redi Shtinon dhe Lorena Haxhiun, të cilët zëvendësojnë Besa Shahinin e cila u emërua ministre pas shkarkimit të Lindita Nikollës dhe Taulant Mukën, i cili dha dorëheqjen dy javë pas emërimit në detyrë.

Por bie në sy se Haxhiu është një emër i njohur për publikun shqiptar.

Kjo për shkak se ka drejtuar disa emisione televizive, kujtojmë “Dita ime” në Vizion Plus.

Sakaq deri më tani ajo ka qenë drejtoreshë e Shërbimit Kombëtar për Rininë.

Zjarr Tv Ad