Perlat Vatoci është emëruar sot drejtor i Drejtorisë së Policisë Vendore në Gjirokastër, ndërsa ka qëndruar i komanduar në këtë post që nga prilli i vitit të shkuar. Kujtojmë që kohët e fundit ka pasur një lum emërimesh dhe shkarkimesh në drejtoritë vendore të policisë. Këto lëvizje kanë ardhur pas situatës së pasigurisë që ndodhet vendi, kujtojmë që ngjarja e fundit ndodhi në Shkodër, ku mbeten të vrarë dy vëllezër në derën e shtëpisë së tyre, nga autorë ende të paidentifikuar.
Pak ditë më parë Ardi Veliu paraqiti dhe një hartë të qarqeve më problematike në vend ku në vend të parë ishte Tirana, dhe më pas Vlora, Fieri, Shkodra etj. Qarku i Gjirokastrës ishte në fund të kësaj renditjeje çka me siguri ka ndikuar dhe në emërimin e Vatocit në krye të kësaj drejtorie.