Emërohet zëvendësuesi i Lulzim Bashës në Kuvend

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha sot mandatin e deputetit edhe pesë kandidatëve të tjerë nga listat e PD-së dhe LSI-së, duke e çuar në 9 numrin e kandidatëve nga listat e partive opozitare. Kështu Majlinda Halilaj zëvendësoi Lulzim Bashën.  Kjo pas propozimit nga Denar Biba i cili kërkoi që zëvendësimet të bëheshin nga numri 1 i listës. Pasi u hodh në votim KQZ miratoi me 4 vota praktikën. Kundër këtij propozimi votoi vetëm Zguri. Nga qarku i Beratit, Lefter Maliqi mori mandatin e Astrit Velisë të PD-së Nga qarku i Lezhës Elda Hoti mori mandatin e lënë nga Viktor Tushaj të LSI-së.  Në Durrës mandatin e Nora Malaj e mori Edlira Hyseni.  Në Gjirokastër në vend të Vangjel Tavos e merr Ediola Braha. KQZ shtyu për nesër dhënien e mandatit për Ligorak Karamelon i cili do zëvendësonte Klevis Balliun në Korçë.

 

Zjarr Tv Ad