Emetimi i gazit serrë, jo vetëm dëme mjedisore por edhe ekonomike

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndikimi ekonomik i emetuesve kryesorë të gazit serrë në disa vende tani mund të llogaritet falë një studimi të ri të publikuar ditën e martë.

Historikisht, vendet e pasura dhe të zhvilluara kanë emetuar më shumë gazra serë. Kjo ka bërë që aktivistët mjedisorë dhe disa zyrtarë t’u bëjnë thirrje këtyre shteteve të industrializuara që të paguajnë shuma të larta, madje të ofrojnë dëmshpërblime për vendet më të varfra.

Studimi nga Kolegji Dartmouth me bazë në SHBA evidentoi se një grup i vogël ndotësish ka shkaktuar një humbje ekonomike prej triliona dollarësh për shkak të ngrohjes së shkaktuar nga emetimet e tyre.

10 emetuesit kryesorë globalë kanë shkaktuar më shumë se dy të tretat e humbjeve në mbarë botën. Vendet më të ngrohta dhe më të varfra në jugun global janë goditur më rëndë.

“Gazërat serë të emetuara në një vend shkaktojnë ngrohje në një vend tjetër dhe kjo ngrohje mund të frenojë rritjen ekonomike”, thotë Justin Mankin, autori studimit.

Emetimet e cilave vende kanë pasur ndikimin më të madh ekonomik?

Dy emetuesit kryesorë në botë janë SHBA dhe Kina të cilat shkaktuan secila humbje totale të të ardhurave globale prej 1.8 trilionë dollarë (1.79 trilionë euro) nga 1990 deri në 2014. Rusia, India dhe Brazili shkaktuan humbje mbi 500 miliardë dollarë (498 miliardë euro).

Në total, këto pesë vende përbëjnë rreth 6 trilion euro humbje, afërsisht 11 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto global (PBB) gjatë periudhës së studimit.

Zjarr Tv Ad