Emigracioni i paligjshëm përmes “La Manche”-it, francezët organizojnë mbledhje sigurie, nuk ftojnë britanikët

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Francezët dhe britanikët janë përplasur sërish për çështje të sigurisë. Këtë radhë ka qenë tema e emigrantëve. Palët do të zhvillojnë takime të ndara me aktorë politikë europianë për situatën e emigrantëve që kalojnë përmes kanalit të La Manche-it.

Britanikët kanë mobilizuar Forcat Speciale për të goditur trafikantët e qenieve njerëzore në kanalin e La Mancheit. Mediet britanike njoftojnë se ata do të kryejnë operacione të fshehta për të depërtuar në bandat e kontrabandistëve.

Një ekip prej 30 trupash elitare nga Regjimenti Special i Zbulimit do t’u ofrohet autoriteteve franceze për të trajtuar krizën e vazhdueshme të emigrantëve, shkruan e përditshmja “Daily Mail”.

Ndërkohë që kriza e emigrantëve kërkon zgjidhje dhe Franca dhe Britanikët janë dakord, ngjan se palët kanë mosmarrëveshje politike.

Zjarr Tv Ad