Për shkak të plotesimit të kuotës ditore, ditën e sotme, prej orës 8 të mëngjesit qindra shtetas shqiptarë janë bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Duke pritur në kushte të vështira gjatë qëndrimit të tyre në autobuzë po ashtu edhe në mjetet private, qytetarët shprehen të vendosur për të pritur deri mengjësin e së premtes për të kaluar drejt shtetit grek, pasi u skadon afati i tamponëve.
Qytetarët janë të shoqëruar me fëmijë të vegjël dhe të moshuar çka u vështirëson edhe më tepër qëndrimin jashtë por të detyruar dhe në pamundësi të një zgjidhje qytetarët vijojnë të qendrojnë për të pritur hapjen e kufirit.
”Kemi që në orën 8 e 30. Na mbaron tamponi, kemi grirë. S’dihet çdo bëjmë por do presim. Jemi në mes të diellit, greku ndërkohë ka mbyllur tamponin. Këtu ka dhe familjarë qe s’dihet çfarë do bëhet. Nuk e dimë çdo bëhet.”- tha emigranti.