Emigrantët pas ‘Foltores’ në Greqi: Një moment i veçantë për ne, Rama kishte frikë nga vota jonë

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish kryeministri Sali Berisha ka mbajtur këtë të dielë foltoren me shqiptarët që jetojnë në Greqi.

Berisha vlerësoi kontributin që emigrantët shqiptarë në Greqi por dhe ne vendet e tjera japin për zhvillimin e Shqipërisë. Lideri historik u ndal në plagën e madhe të shpopullimit të vendit dhe gjendjen në të cilët Shqipëria është sot.

Berisha akuzoi Edi Ramen për keqtrajtimin e emigrantëve shqiptarë në Greqi, që nga moslejimi I tyre për të hyrë në Shqipëri në kohën e pandemisë e deri te radhët e gjata para ambasadës shqiptare.

Zoti Berisha akuzoi Ramen për bllokim te iniciatives ligjore për votimin e emigranteve duke thënë se kjo çështje do të jetë përparësi absolute e PD.

Berisha tha se Kuvendi I 11 dhjetorit, referendum i 18 dhjetorit si dhe zgjedhjet e 6 marsit kanë bërë qe PD të rikthehet si një forcë e vërtetë opozitare ne vend. Ai tha se misioni i PD është çuarja e vendit drejt zgjedhjeve të lira dhe rikthimi i saj në pushtet.

Të ftuar në një lidhje me Skype për të folur më shumë në lidhje me këtë temë ishin Alfred Fizi, kryetar i Grupit të Punës së Rithemelimit në Greqi dhe Arjan Zefi, anëtar i Grupit të Punës së Rithemelimit në Greqi.

Pyetur se çfarë do të thotë për shqiptarët në Greqi një lëvizje e tillë politike në këto momente, Fizi u përgjigj: Është në interes të çdo emigranti që të ketë lidhje me politkën në shqipëri, ne nuk jemi të pavarura nga politika në Shqipëri sepse ne e përjetojmë si të tjerët ose mos më shumë.

Por problemi në Shqipëri është aq i madh sa nuk ka të vejë më dhe emigrantët janë të detyruar të japin kontributin e tyre në rinovimin e kësaj shqipërie. Siç kanë të drejtë ata që i japin borxh Shqipërisë të ndërhyjnë në politikën shqiptare ne emigrantët a nuk kemi të drejtë, kjo është një pyetje retorike. Ne na tako te jemi në formë të tillë. Dhe na vjen mirë që Berisha folotrien e parë pas zgjedhjeve e bëri me emigrantët e Greqisë.

Rama nuk pranoi asnjëherë votimet e emigrantëve sepse kishte frikë, ne duam të japim kontributin tonë sepse vota është një detyrë morale e kujtdo, dhe çdo njeri ka të drejtë të japë votën e tij”.

Zjarr Tv Ad