Emigrantët shqiptarë “rrethojnë” parlamentin britanik: Braverman të japë dorëheqjen, ne nuk jemi kriminelë

0
250
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me flamur shqiptarë dhe të veshur kuq e zi, qindra e mijëra emigrantë shqiptarë në Angli kanë mbushur sheshet dhe rrugët e Londër, duke protestuar kundër Sekretares së Brendshme Suella Braverman, e cila pak ditë më parë ka deklaruar se “shqiptarët janë kriminelë”.

Emigrantët kanë “rrethuar” edhe Parlamentin britanik, ndërsa nuk kanë munguar edhe thirrjet “O sa mirë me qen shqiptar”.

Me këngë shqipe në sfond dhe duke hedhur valle, ata kërkonin dorëheqjen e sekretares së brendshme Suella Braverman për deklaratat e saj ndaj shqiptarëve.

Një prej kërkesave të tyre është kërkim falje nga qeveria britanike apo Braverman.

Zjarr Tv Ad