Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Shoferi i Lamborghinit i cili para pak ditësh u ndalua në Vlorë, për shkak të shpejtësisë marramendëse, u kap përsëri nga Policia në Borsh të Vlorës. Express ka kapur momentin kur mërgimtari nga Zvicra, ndalet nga Policia e Shqipërisë.
Lamborghini ishte marrë me qira në një kompani që jep makina luksoze me qira, ndërsa pronari i kompanisë nuk kishte dijeni për incidentin e regjistruar ditë më parë në Shqipëri.
Drejtuesi i “Lamborghinit”, një 40-vjeçar banues në Zvicër, u ndëshkua me 168 mijë lekë për tejkalim e garë shpejtësie, udhëtim pa targë dhe mosbindjen ndaj policisë./Express