Emigranti shqiptar në Uashington, ofron kafe falas në lokalin e tij

0
316
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një emigrant shqiptar në Amerikë, ofron kafe falas në lokalin e tij “Cafe Chocolat” në Uashington. Ai është 40-vjeç dhe quhet Gjergji Dollani.

“Emigrantët vijnë këtu për të shtuar diversitetin dhe për ta bërë Amerikën atë që është”, thotë Dollani.

Shqiptari tregon se ka mbërritur në SHBA në vitin 1994 me programin e Lotarisë Amerikane.

Dollani tregon se në atë kohë Shqipëria sapo kishte dalë nga blloku komunist dhe ardhja e tij në Amerikë ishte për të gjetur një jetë më të mirë.

“Prindërit e mi deshën një jetë më të mirë dhe morën rrezikun. Kjo është shtëpia jonë tani. Unë kam kaluar më shumë kohë këtu se sa në Shqipëri” – tha Dollani.

Ai ka një diplomë nga Universiteti i Illinois duke u bërë çokolatier dhe ka jetuar edhe 1 vit në Francë për të mësuar zanatin.

Kujtojmë se dy ditë më parë, mediat amerikane raportuan se në një mbledhje në Zyrën Ovale, Trump hodhi dyshimet se pse SHBA duhet të pranojë më shumë emigrantë nga Haiti dhe “vende të ndyra” në Afrikë dhe jo nga vende si Norvegjia. Deklaratë e cila sipas mediave amerikane, u bë pasi ai hodhi poshtë një marrëveshje dypalëshe të emigracionit.

Mirëpo presidenti Trump ka reaguar, duke thënë se në asnjë moment nuk ka përdorur fjalor të ndyrë për Haitin apo vendet Afrikane, por ka përdorur thjesht gjuhë të ashpër.

“Gjuha e përdorur prej meje në takimin e DACA-s ishte e ashpër, por kjo nuk ishte gjuha që unë kam përdorur. Ajo që ishte vërtet e vështirë ishte propozimi i çuditshëm – një pengesë e madhe për DACA-n! “, deklaroi Trump.

Ndërkohë më vonë Trump reagoi përsëri për ata që ishin ende të paqartë: “Kurrë nuk kam thënë asgjë poshtëruese për Haitianët apo Haitin, edhe pse padyshim është një vend shumë i varfër dhe i trazuar. Asnjëherë nuk kam thënë “t’i lëmë jashtë”. Kjo është shpikur nga djajtë. Unë kam një marrëdhënie të mrekullueshme me haitianët. Ndoshta duhet t’i regjistrojnë mbledhjet e ardhshme – për fat të keq, nuk ka besim!”, janë fjalët e presidentit Trump.

Pas këtyre raportimeve, shqiptari Dollani ka ofruar kafe falas për personat që vijnë pikërisht nga vendet e përmendura më lart, Haiti, Salvador, Afrika, Norvegjia.

Zjarr Tv Ad