Emigrimi i shqiptarëve/ Meta për radion britanike: Qeveria e Ramës, përgjegjësi kryesor për vrasjen e shpresave të tyre për të ndërtuar të ardhmen në vend

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, zoti Ilir Meta ka dhënë një intervistë për radion britanike LBC në lidhje me problemin e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Sipas tij, ikja e shqiptarëve ndodh “për shkak të mungesës së mundësive dhe shtetit të së drejtës”.

Përse po ikin shqiptarët?

Meta: Fatkeqësisht kjo po ndodh për shkak të mungesës së mundësive që u ofron qeveria autokratike e kryeministrit Rama, i cili është në detyrë prej 10 vitesh. Dhe gjithashtu prej mungesës së shtetit të së drejtës në vend.

Janë këto, dy arsyet kryesore që kanë vrarë shpresat e të rinjve shqiptarë dhe po i detyrojnë ata të largohen nga vendi.

Por, pse duhet të kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar? E kuptoj që ka njerëz që duan të jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, por pse të kërkojnë azil?

Meta: Sepse për shumicën prej tyre, standardi i jetesës që kishin në vendin tonë ka ardhur duke u përkeqësuar.

Por Shqipëria nuk është në luftë, nuk është në gjendje lufte, janë kushtet ekonomike që padyshim janë shumë të vështira. Gjermania për shembull deklaron se Shqipëria është një vend i sigurt.

Meta: Po ke të drejtë, por gjendja ekonomike, gjendja sociale, përjashtimi social është në nivele të tilla, sa janë gati të marrin çdo rrezik dhe të kalojnë La Mansh me gomone, sepse qeveria shqiptare është aktori kryesor përgjegjës për vrasjen e shpresave të tyre për të ndërtuar të ardhmen në vend.

Nëse krahasojmë numrin e shqiptarëve që kërkojnë azil në Britaninë e Madhe, me të rinjtë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, është aq i madh sa që nuk mund të krahasohen.

Zjarr Tv Ad