“Emigrimi ka paga por edhe shpenzimet janë të larta”, Rama: Sot ka nevojë të ethshme për krahë pune, nuk vlen një diplomë juridiku…

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë panairit të punës dhe aftësive profesionale kryeministri Edi Rama tha se sot janë 13 mijë të punësuar më shumë se një vit më parë.

Rama tha se në Durrës ka një nevojë të ethshme për punë krahu, teksa shtoi se vërtet emigracioni ka paga të larta, por edhe shpenzimet janë të tilla.

Rama: Jemi të angazhuar për të rritur mundësitë për trajnim, për arsim.

Në mars të vitit 2022, janë 13 mijë të punësuar më shumë se sa në marsin e vitit 2021, ky është fakt, në 4 mujorin e parë të këtij viti, sot kemi një pagë mesatare të rritur me 8%. Dua tu them të gjithëve se sigurisht është një mundësi për të bërë një zgjedhje punësimit këtu në vendin toinë dhe ikjes për të kërkuar punë gjetke.

Gjerat nuk janë ashtu sic duken, sepse vertet ne emigracion ka rroga të larta por ka edhe shpenzime të larta. Në fund të ditës vlera aftësive profesionale, për punë është e pazëvendësueshme. Ndaj ne e kemi rritur vëmendjen dhe mbështetjen. Kemi 2 mijë nxënës në shkolla profesionale.

Duam të vazhdojmë se bashku në këtë drejtim. Sot kush dëshiron të bëjë një xhiro në infrastrukturën hoteliere të Durrësit, se ka nevojë të ethshme për krahë pune në të gjitha pozicionet, që nga kamarieret të nivelit bazik e deri të menaxherët.

Pagat janë një realitet krejt ndryshe nga sa flitet prej vitesh se paga është maksimumi 300 mijë lekë. Vijojnë të rriten në mënyrë të qëndrueshme. Sa më shumë ke për të ofruar në aspektin profesional, aq më të lartë  eke mundësinë e pagës.

Nuk vlen një diplome juridiku nga ato të shumtat që janë ndarë, për të gjetur një punë nëse nuk fokusoshesh sic ben e gjithë bota.

Zjarr Tv Ad