Emiriana Sako shpall FITOREN në Durrës, kryeson bindshëm ndaj Igli Carës: Falenderoj qytetarët që më besuan votën

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Emiriana Sako ka fituar bindshëm në Durrës, me rreth 10 mijë vota para kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara.

Socialistët i besuan Sakos mandantin 4-vjeçar për të drejtuar një nga Bashkitë e mëdha, siç është kjo e qytetit bregdetar të Durrësit.

Ajo ka falenderuar votuesit që i dhanë votën, duke u zotuar për më shumë punë e projekte për qytetin.

“Besimi dhe angzhimi i madh që është bërë në këtë fushatë është shumë domethëns. Faleminderit. Ne do të bëjmë siç kemi bërë gjithmonë, me këtë besim që na kanë dhënë qytetarët e Durrësit, kemi shumë punë për të bërë me projekte transformuese në këtë mandat”, u shpreh Sako.

Zjarr Tv Ad