Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ka bërë me dije ditën e sotme se KQZ kishte marrë nën administrim provat e paraqitura sai takon shkeljeve të bëra në zgjedhjet lokale të pjesshme të mbajtura në 6 mars. Në provat e paraqitura nga “Qëndresa Qytetare”, janë përfshirë shkelje të bëra nga kryetarja aktuale e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako dhe gjithashtu edhe përfaqësues të tjerë të administratës publike.
Pjesë e provave të paraqitura ishin edhe shkelje të pretenduara të kryera nga bashkia Rrogozhinë. Celibashi tha se vendimi për këto shkelje të bëra, do të merret në seancën e ardhshme që do të jetë publike.
Postimi i Plotë nga kreu i KQZ Ilirjan Celibashi
Në mbledhjen e sotme publike filluam shqyrtimet administrative të denoncimeve të Organizatës “Qëndresa Qytetare”, për shkelje të parashikuar në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndaj Autoritetit Portual Durrës, Drejtorit të Shkollës 9- Vjeçare “Armath” dhe kandidatit për kryetar bashkie në bashkinë Durrës, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, si edhe të tjera shqyrtime të denoncimeve nga subjekte zgjedhore parti politike kundër Bashkisë Durrës dhe Rrogozhinë.