Shumica prej nesh e njohim ndjenjën kur ribashkohemi me dikë të familjes pasi jemi ndarë për vite të tëra.
Por, çfarë ndodh kur e takoni pas disa viteve një kafshë që ishte miku juaj i fëmijërisë?
Me shumë gjasë, një mace ose qen nuk do t’ju njihte më pas kaq shumë viteve. Megjithatë, duket se majmunët janë më të ngjashëm me njerëzit në këtë aspekt
Tansy Aspinall u rrit duke ndihmuar familjes e saj me aktivitete bamirësie në Parkun e Kafshëve të Egra Holetts në Angli.
Qëllimi kryesor i familjes së saj është që t’i lëshojë gorillat në mjedisin e tyre natyral në Afrikë. Në një intervistë për Evening Standard, Tansy tha se gjatë viteve të fëmijërisë, ajo kishte një marrëdhënie shumë personale me gorillat që ishin aty – ata luanin dhe argëtoheshin së bashku.
Pasi u nda me gorillat kur ishte ende e vogël, ajo u takua përsëri me të njëjtat që kishte luajtur gjatë fëmijërisë – pas 12 viteve.
Për takimin e saj me to, ajo tha: “Ata më njohën me të vërtetë. Ishte kaq e ëmbël dhe më përqafuan dhe u treguan shumë të sjellshëm me mua”.
Videoja e takimit të saj ishte bërë kohë më parë, por ajo është kthyer përsëri në rrjetet sociale për të tërhequr vëmendjen e njerëzve. Shikojeni videon më poshtë të kësaj ngjarje: